Lajme nga bota : Liptin Shahak është kandidati për Kryeminister në Izrael. Në fjalimin e tij të parë ai deklaroi se Netanjahu është një rrezik për Izraelin. Dita e djeshme ishte një ditë lufte mes aviacionit anglo-amerikan dhe atij iraken.

Sadam Hysein i ka bërë thirrje popullit të tij për qëndresë ndaj sulmeve të agresorëve anglo-amerikanë. Manifestues palestinezë kanë dalë me parulla pro Irakut duke djegur flamurin amerikan dhe atë izraelit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan ka deklaruar se anëtarë të Unskomit në Bagdad kanë zhvilluar lojë të dyfishtë. Iraku nuk pranon 14 vëzhguesit e Unskomit. Mbetet çdo gjë në dorë të senatit amerikan i cili duhet të vendosë me 13 janar, megjithatë disa prej senatorëve amerikanë ende nuk janë prononcuar për skandalin Klinton./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori