Benjamin Njetanjahu mbledh qeverinë e tij pas takimit me Arafatin, për tërheqjen e trupave Izraelite. Gjithashtu u miratua dhe posti i Ministrit të Jashtëm të Izraelit i cili do të jetë gjenerali Ariel Sharon. Ka patur dhe manifestime për të kundërshtuar kompromisin me qeverinë palestineze nga ana e disa banorëve izraelitë.

Në Meksikë shumë manifestues kanë dalë për të protestuar pikërisht në 550 vjetorin e zbulimit të vendit të tyre prej Kristofor Kolombit. Protestuesit kërkojnë që të ndërtohet një monument i prijësit Monte Zuna.

Opera “Aida” është kthyer pas 11 viteve në tokën e të parëve. Ajo është interpretuar mbrëmë para piramidave të lashta të faraonëve. Masat e sigurisë së policisë kanë qënë maksimale.

Pamje Izrael Benjamin Njetanjahu me qeverinë. Pamje protestuesish Meksiko. Pamje nga Opera “Aida”./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori