Mbi 4 milion izraelitë sot do të vendosin për Kryeministrin e ri dhe për 120 deputetët e Parlamentit Izraelit. Sondazhet në prag të zgjedhjeve favorizojnë udhëheqësin laburist Barak i cili mbetet i vetmi kundërshtar i kryeministrit aktual Netanjahu.

Rreth 200 policë me helikopter dhe pajisje ushtarake janë vënë në kërkim të një vrasësi të pesë qytetarëve franceze dhe gjermanë. Vrasësi gjerman duke dalë nga një disko ka vrarë një klient dhe pasi ka kaluar kufirin e Francës ka vrarë qytetarë të tjerë francezë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame