Ish Kryeministrat e Rusisë, Stepashin, Primakov dhe Lushkov i kanë shprehur mbështetjen e tyre Presidentit Jelçin, pasi pozita e tij kohët e fundit është lëkundur si pasojë e skandaleve financiare që kanë plasur rreth tij. Përballë presionit amerikan Jelçin dhe politika e tij po bëjnë manovrat e mundshme për të dalë të paprekur në skandalet financiare.

Familja Klinton në kërkim të një shtëpie në Nju Jork, pasi Presidentit Amerikan Klinton i duhet që pas 16 muajsh të lërë Shtëpinë e Bardhë. Por duket se arsyeja e vërtetë është Hilari e cila ka vendosur kandidaturën për Guvernatore e Nju Jorkut.

Në Timorin Lindor ushtarakët e të dy krahëve kanë deklaruar se në zgjedhjet e nesërme nuk do të ketë eksese nga asnjëra palë. Është Nikol Kidman ylli i kinemasë botërore dhe Tom Kruiz, ndër të mbërriturit e parë në Festivalin e Venecias. Mes të ftuarve dhe çifti Antonio Banderas dhe Melani Grifit./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori