Lajme nga bota Jelsin, Çeçeni, Ollbrajt – (6 Janar 2000)

Lajme nga bota Jelsin, Çeçeni, Ollbrajt – (6 Janar 2000)

19:03 06/01/2000

Boris Jelsin, ish-presidenti rus është në Jeruzalem për të festuar vitin e ri Ortodoks dhe nga qyteti i shenjtë për fenë e tij, ai ka deklaruar se luftimet në Çeçeni do të zgjasin edhe 2 muaj. Pas dy muajsh flamuri rus do të vendoset në Grozni, ka deklaruar ish-shefi i Kremlinit dhe më tëj është shoqëruar për në selinë e patriarkut greko-ortodoks, Teodori i I-rë, për të marrë një urdhër të shenjtë. Sot Jelsin është takuar me presidentin e Izraelit.

Mbi 80 rus të vdekur ditët e fundit në konfliktin ruso-çeçen. Megjithse çeçenët po bëjnë rezistencë të ashpër, sipas burimeve nga Moska, federalët e Kremlinit po përparojnë drejt Groznit. Një prej kapove të rebelëve çeçenë është Shani Dasajev.

Vazhdojnë kërkimet mes mbetjeve të përplasjes tragjike të dy trenave në Norvegji. Nga kjo tragjedi kanë mbetur të plagosur, rreth 18 përsona ndërsa 16 mungojnë.

Ngadalë dhe pa entuziazëm bisedimet Izraelito-Siriane. Sot shefja e diplomacisë amerikane Ollbrajt, ka biseduar me Ehud Barak dhe me ministrin e jashtëm sirianë. Por duket se nuka asnjë erë të re për çështjet e diskutura më parë. Javën që vjen do të vazhdojnë bisedimët mes presidentit Klinton dhe përfaqesuesve izraelitë dhe sirianë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi