Lajme nga bota: Në një markatë në Jeruzalem është shënuar një atentat nga një bandë terroriste ku për pak mund të kishte marrë përmasat e një tragjedie. Janë shënuar 2 të vdekur dhe 20 të plagosur, bilanc ky nga shpërthimi i një makine i mbushur me eksploziv e cila ka shpërthyer përpara derës së markatës. Njëri nga viktimat ka qënë dhe vetë atentatori i ngjarjes.

Izraeli ka shtyrë miratimin e marrëveshjen që duhej firmosur në Uashington pikërisht pas shpërthimit të ndodhur në Jeruzalem. Njetanjahu ka parashikuar kushte të reja për hyrjen në fuqi të dokumentit të firmosur në Uashington dhe gjithashtu kërkon masa të reja kundër terrorizmit. Ndërkohë Izraeli ka lajmëruar fillimin e punimeve për vendosjen e një kolonie çifute në Jeruzalemin juglindor. Ky ishte dhe shkaku i prishjes së marrëdhënieve midis Izraelit dhe Palestinës një vit më parë. Arafat e ka kritikuar këtë vendim duke kërkuar dhe një ndërhyrje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çdo ditë para dritareve të Amasadës Britanike në Madrid duket sikur është bërë zakon mbledhja e protestuesve kundër Pinoçet. Sot në selinë e qeverisë spanjolle, Këshilli i Ministrave ka diskutuar  kërkesën për ekstradimin e ish-diktarorit të kërkuar nga gjykata spanjolle. Deri më tani selia qeveritare ka bërë të ditur se nuk do të pengojë drejtësinë të luajë rolin e saj që do të thotë se kërkesa për ekstradim do të mbërrijë shumë shpejt në Londër nga dhe ku do të varet fati i Pinoçet.

Pamje nga shpërthimi Jeruzalem,pamje presidenti Palestinez Jaser Arafat me ushtrinë. Pamje protestuesish në Madrid. Kuba presidenti Fidel Kastro./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti