Lajme nga bota: Ka qënë Parlamenti Kilien i cili është përfshirë nga kriza për lirimin ose burgimin e diktatorit Augusto Pinocet. Ekstremistët e Djathtë kanë protestuar dhe kanë hedhur parrulla kundër Spanjës dhe Britanisë së Madhe, protestë e cila ka sjellë reagimin e ashpër të mazhorancës së majtë në Parlament.

Presidenti Frei ka mbajtur një fjalim para Parlamentit ku veçse ka deklaruar që zgjedhjet do të zhvillohen vitin e ardhshëm ju ka bërë thirrje deputetëve që të jenë të përmbajtur. Gjyqësori francez ka shkarkuar Bernart Bonene, Prefektin e Korsikës nga detyra. Sipas akuzës ai është përgjegjës për djegien e dy restoranteve në ishullin problematik.

Avokati i Bonesë ka reaguar duke thënë se Boneja nuk ka dhënë asnjëherë urdhër për t’u djegur restorantet. Telekomi mbetet italian. Presidenti i Telekomit ka pushuar drejtorin e Olivetit i cili kishte hartuar deri në detaje martesën e Telekomit Italian me atë Gjerman. Ishin amerikanët të cilët kanë aksionet e tyre në Telekom të cilët vendosën që ai të mos pranonte partner tjetër por të mbetej Telekomi Italian./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori