Refugjatë kurd kanë pritur në Aeroportin e Hollandës mbërritjen e liderit të tyre Ocalan. Por radio holandeze ka njoftuar se Ocalan është drejtuar për në Athinë pasi atij iu mohua hyrja në Hollandë. Ministria e Jashtme Greke i mohoi njoftimet se Ocalan po udhëton drejt Greqisë.

Presidenti Sadam Hysein do me çdo kusht të mbizotëroje në konfliktin ajror me amerikanët. Vendimi i ri i Këshillit të Sigurimit i cili vendosi një rishikim në marrëdhëniet e OKB-së me Irakun, qeveria irakene e sheh si një mundësi dhe truk të ri të amerikanëve për një sulm të fuqishëm ndaj Irakut.

Pas 6 ditësh gjendet i vdekur një alpinist anglez në Malin e Bardhë, për arsye të kohës se keqe. Gjatë një ekspedite kanë vdekur dhe dy alpinistë në Itali./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori