Sot është emëruar zyrtarisht në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Xhorxh Robertson. Ai ka zëvëndësuar në këtë detyrë spanjollin Havier Solana. Robinson me origjinë skoceze ka qënë anëtar i Parlamentit Britanik që prej vitit ’79 dhe ministër i mbrojtes së kabinetit Bler që prej vitit ’97.

Vendet aziatike të prekura nga fatkeqësia natyrore, po kërkojn ndihmë ndaj vendeve të zhvilluara. Në Kinë kanë mbetur pa shtëpi mbi 1 milion vetë, ndërsa në ishujt Filipine numërohen 40 të vdekur dhe qindra shtëpi të prishura, rrugë të përmbytura prej uraganit të fundit. Ende vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të humburve që gjetën vdekjen gjatë uraganit të fundit të quajtur Olga.

Ditë të vështira për Arafatin dhe procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Megjithë takimet që Arafati ka pasur me Barakun dhe lider të tjerë të rajonit e më gjerë, po ndihet një ftohje midis izraelitëve dhe palestinezëve. Arafat sot feston 70 vjetorin e lindjes pa ceremoni pompoze. Koha nuk e kërkon një gjë të tillë.

Bashkëshortja e ish Presidentit Sovjetik Mihail Gorbaçov, Raisa që prej 10 ditësh është shtruar në një kilinikë të specializuar për leucemi në Gjermani. Pranë saj ndodhet bashkëshorti me t[ cilin ka ndarë shumë suksese dhe dështime. Gjatë jetës së përbashkët 44 vjeçare. Sipas burimeve pranë Gorbaçovit bëhet e ditur se shpenzimet janë tepër të larta dhe ai nuk mund ti përballojë vetë të gjitha.

Britania e Madhe sot ka festuar 99 vjetorin e Nënës Mbretëreshë. Ajo drejtoi Mbretërinë e madhe deri në mesin e viteve ’50 kur abdikoi nga froni në favor të vajzës së saj Elisabetës së II të Anglisë e cila drejton edhe sot Mbretërinë e Plakur Britanike./tvklan.al