Lajme nga bota Rusi, Itali,Irak, Palestine (21 Nëntor 1998)

Lajme nga bota Rusi, Itali,Irak, Palestine (21 Nëntor 1998)

11:33 21/11/1998

Lajme nga bota : Në Rusi vrasja e deputetes liberale Galina në Shën Peterburg mendohet të ketë qënë atentat i një piste mafioze. Galina ka qënë anëtarja e parë e Parlamentit që është vrarë këto katër vitet e fundit.

Në Itali kryeministri Masimo Dalema shprehet për arrestimin e Ocalan duke garantuar Turqinë që nuk do të kryejë veprime armiqësore kundrejt saj.

Në Irak kanë nisur kontraditat e para mes inspektoreve të OKB-së dhe atyre të Bagdatit. Inspektoret e OKB-së duan të shtien në dorë armatimin e tyre kimik.

Në Palestinë presidenti Jaser Arafat është shprehur i kënaqur për tërheqjen e forcave Izraelite nga Jordania, ndërkohë që ka vazhduar vendosja e postoblloqeve izraelite./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT