Lajme nga bota: Rusia ,Presidenti Boris Jelsin zgjedh kryeministrin e ri Viktor Cenomerdi. Presidenti Jelsin është i bindur se kryeministri Cenomerdi dhe qeveria e tij do jetë e aftë për të kaluar krizën ekonomike që ka pushtuar Rusinë. Partia Komuniste dhe Zhukanov nuk janë dakort për zgjedhjen e kryeministrit Cenomerdi.

Kongo, rebelët Tuci festojnë për fitoren që do të arrijnë. Gjendja në Kongo vazhdon të jetë konfuze dhe ende nuk dihet bilanci i viktimave. Mandela në mbledhjen e 11 vendeve të Afrikës Jugore këmbëngul për ndalimin e luftës dhe fillimin e bisedimeve politike në Kongo.

Sudan, përfaqesuesi i OKB-së Filipo Morela vizitoi fabrikën e shkatërruar nga bombat amerikane. Ndërsa lideri i milicisë Talebane Mullah Omar kritikon Bin Laden për kërcënimet e tij ndaj Amerikës./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori