Lajme nga bota :Mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Irakut pritet lufta. Amerika ka nxjerrë arsenalin luftarak të dislokuar në Gjirin Persik. Nga ana tjetër Sadam Hysein kërkon të hiqet embargo e armëve që të fillojë bisedimet për paqe me SHBA-në. Izraeli bëhet gati për vetëmbrojtje në rast sulmi nga Iraku.

Në Romë ka nisur greva e taksistëve të cilët kërkojne liberalizim të tarifave ndërsa në Indonezi protesta e studentëve po merr përgjigjen e armëve. Nga dhuna e ushtruar rezultojnë katër viktima. 3 studentë u vranë sot në mëngjes ndërsa një person tjetër u vra gjatë natës së mbrëmshme. Studentët kërkojnë reforma politike dhe shkarkimin e kreut të shtetit.

Grupi Spice Girl dhe Madona fituese të MTV Music Awards ku secila prej tyre mori nga dy trofe.

Pamje avion luftarak amerikanë, Medllin Ollbrajt, Kofi Anan, Sadam Hysein, kryeministri Iraken Tarek Kazis. Romë, greva e taksive. Indonezi luftime, protesta. Pamje Spice Girls, Madona MTV./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori