Lajme nga bota : Është inaguruar sot në Strasburg ndërtesa e re e Gjykatës Europiane. Kjo ndërtesë e cila sot preu shiritin e inagurimit të saj, ka kohë që është projektuar. Gjykata e cila ka filluar funksionimin e saj para 40 viteve, tani do të punojë me gjykatës të brendshëm që do të punojnë vetëm në këtë institucion. Rreth 40 gjykatës do të merrem  me çeshtjet të cilat do të paraqiten në Gjykatën Europiane që për këtë vit ka arritur shifrën 5000. Kjo gjykatë është krijuar që në vitin 1950 me iniciativën e të gjitha vendeve europiane.

Uragani Mitç ka shkatërruar çdo gjë në Honduras ku sipas autoriteteve, numri i të humburve është të paktën 5000. Presidenti i Hondurasit , Karlos Flores ka bërë apel për ndihmë ndërkombëtare. Vendi më i prekur është Nikaragua e cila ka humbur rreth 1500 persona. Uragani Mitç është shënuar si katastrofa më e madhe natyrore që ka goditur Amerikën Qëndrore në këtë shekull pas uraganit Fifi që shkaktoi 3000 të vdekur.

Ka rifilluar në Milano procesi për vrasjen e stilistit të njohur Mauricio Gucci ku e akuzuara është ish- bashkëshortja e tij Patricia Rexhani, por mbrojtja insiston që është një komplot i cili po i ngjitet pa të drejtë ish-gruas së stilistit të njohur. Maurizio Gucci u vra më 26 Mars të vitit 1995 dhe sipas akuzës, vrasësi është paguar nga ish-bashkëshortja e tij  me 2 miliardë lireta.

Amerikanët tregojnë interesin e tyre për votimet ku Klinton duket se është më pak i preferuar duke i lënë kështu një shans më shumë republikanëve. Klinton ka mbajtur fjalime fushate në të gjithë Amerikën duke iu drejtuar amerikanëve me fjalinë se zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndërsa nga ana tjetër republikani Damato shpreson nga mospëlqimi i amerikanëve ndaj Klinton për të arritur diçka në votime. Gjithashtu Xhorxh Bush i Ri merr pjesë në këtë garë elektorale me shpresën për të qënë presidenti i ardhshëm amerikan.

Pamje nga ndërtesa Strasburg e Gjykatës Europiane, pamje gjykatësish. Përmbytje uragani Mitch. SHBA Bill Klinton, Xhorxh Bushi fushata./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori