Lajme nga bota: Tuneli Tauern pas tragjedisë së djeshme është mbyllur për tre katër muaj. Në vendngjarje ka shkuar Kryeministri Austriak i cili ka siguruar se të gjitha tunelet do të jenë nën kontroll.

IRA tregon ku janë 9 kufomat e të zhdukurve që në vitin ’98 dhe kjo në kuadrin e bashkëpunimit dhe marrëveshjes për paqen. Kufomat ishin varrosur në një parking pranë kufirit. Të premten u zhvillua dhe funerali i Imon Moloi i zhdukur 24 vjet më parë nga IRA si bashkëpunëtor i policisë.

Rudolf Shuster fiton zyrtarisht zgjedhjet presidenciale në Sllovaki. Situata në Kashmir tashmë ka marrë konturet e luftës. Në kufirin mes Pakistanit dhe Indisë sa vijnë dhe intensifikohen goditjet mes forcave indiane dhe guerriljeve të Pakistanit.

Dje dy austronautë amerikanë kanë vendosur dy modulet e para një amerikan dhe një rus. Stacioni do të kompletohet në vitin 2005./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori