Tërmetët duket se kanë zgjedhur muajin Gusht. Një tërmet ka goditur sot Artën e Greqisë dhe San Franciskon në Kaliforni. 5 shkallë rihter ka goditur shtetin amerikan i futur në histori e atë të viti 1906 ku vdiqën 1500 persona. Por kësaj rradhe nuk ka pasur viktima në njerëz por vetëm disa dëme materiale në të dy vendet.

Dy ushtarë izraelitë të vdekur dhe shtatë të tjerë të plagosur, pas një shkëmbimi zjarri me forcat e Azbullaut. Por izraelitët mendojnë që ky akt ka qënë një atentat i qëllimshëm. Tensionet mes Izraelit dhe Libanit sa vijnë dhe rriten, ndërkohë që Barak deklaron se do të bëjë të pamundurën për vendosjen e qetësisë sipas marrëveshjeve përkatëse.

Spektakolare ulja e një avioni në Las Vegas. Avioni i një linje private pas një avarie në sistemin e uljes ka njoftuar pistën e aeroportit se nuk do i hapeshin rrotat gjatë uljes. Piloti arriti të ulë avionin pa hapur rrotat dhe shkuma antiflakë me të cilën ishte lyer pista arriti të mbyste flakët e provokuara nga ulja jo e zakontë. 8 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë shpëtuar./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori