Lajme nga bota : 48 orë afat Qeverisë Indoneziane për të ndaluar dhunën në Timorin Lindor. Ultimatumi është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan.
Presidenti i Indonezisë Habibi ka deklaruar se jemi në gjendje ta rivëmë situatën nën kontroll. Ai është shprehur kundër futjes në ish koloninë portugeze të trupave paqeruajtëse.
Qeveria e Izraelit e kryesuar nga Kryeministri Ehud Barak ka rënë dakort të tërheqë nga 7% të territorit të pushtuar palestinez trupat e saj ushtarake.
Në qytet pranë Nazaretit është zhvilluar mbrëmë ceremonia e varrimit të dy nga tre arabëve që gjetën vdekjen gjatë atentatit në veri të Izraelit.
Zhak Santer, Presidenti i Komisionit Europian mungon në mbledhjen e fundit të tij të zhvilluar sot në Bruksel. Pas 6 muajsh skandalesh ky komision largohet për ta zëvëndësuar ai i kryesuar nga ish Kryeministri Italisë Romano Prodi./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori