Lajme nga bota: Vazhdon dhuna në Timorin Lindor. Nga i dërguari portugez në Xhakarta është konfirmuar vrasja e Manuel Gosmao 82 vjeç babai i liderit të sapo liruar nga burgjet indoneziane, Aleksander Ksanana Gusmao.

Sot një delegacion prej 5 anëtarësh nga Pallati i Xhamtë në Nju Jork është pritur në një takim nga Presidenti Indonezian Habibi. Ai i ka siguruar se të gjithë misionarët e OKB-së që dëshirojnë të qëndrojnë në provincë do të sigurohen nga trupat ushtarakë indonezianë të dërguara në Rajon.

Sot në mëngjes janë liruar nga burgjet izraelite grupi i parë i të burgosurve palestinezë. Sipas akordit do të jenë 350 të tilleë që do të lirohen deri në fillim të muajit të ardhshëm. Sot ushtarët izraelitë kanë plagosur 5 palestinezë pranë qytetit të Betlehemit.

Mbrëmë në një nga rajonet e kryeqytetit rus një godinë banimi 9 katëshe është rrafshuar me tokën. Janë gjetur deri tani 20 kufoma, rreth 120 vetë janë plagosur nga të cilët mbi gjysma janë shtruar në spitale. Janë dy pistat e hetimit që po ndiqen nga organet kompetente, e para shpërthim gazi dhe pista e dytë një akt terrorist./tvklan.al