Lajme nga bota: Është kjo një kufomë e një gazetari të vrarë hollandez në Timorin Lindor, ndërsa ky blloku i tij i shënimeve. Kjo është një nga shumë masakra të kryera nga policia filoindoeziane në ish kolononinë portugeze. Sipas ushtarëve australiane vrasja është kryer në ditën e hyrjes së forcave të paqes në Timorin Lindor dhe e gjithë kjo për të reaguar ndaj tyre. Timorezët e futur nëpër bodrume për t’i shpëtuar vdekjes nga forcat pro Xhakartës tani kanë dalë nëpër rrugë.Problemi i tyre kryesor është gjetja e ushqimit.

Rusia ka vendosur të tjera armatime të rënda dhe mjete ushtarake në kufirin me Republikën Çeçene. Ka dy javë që islamikët çeçenë janë nën flakën e furisë së bombardimeve rus. Kryeministri Putin deklaroi ditë më parë bllokimin dhe izolimin e Republikës Çeçene nga rusët, bllokim i cili po bëhet realitet. Flitet për një futje të komandave ruse në Dagistan për eliminimin e kreut të guerrilasve rebele.

Diskutime të vazhdueshme për “çeshtjen pinoçet”. Kili kërkon ekstradimin sipas vendimit të marrë nga Gjykata Spanjolle, por Ministri i Jashtëm Britanik Robin Kuk i ka deklaruar homologut të tij kilien Valder se për ekstradimin nga vendi i tij nuk është i mundshëm, pasi Pinoceti është në gjendje të rënduar shëndetësore. Sot në Londër mblidhen besnikët e Pinoçet për të festuar 27 vjetorin e ardhjes së diktatorit Pinoçet në pushtet.

Qindra rusë i kanë dhënë lamtumirën e fundit sot bashkëshortes së Mihail Gorbaçov, Raisa Gorbaçov. E vendosur në një prej sallave të një qendre kulturore ndërtuar nga vetë ajo, ngushëllimet janë pritur nga dy njerëzit e saj më të dashur ,bashkëshorti dhe vajza e saj. I pari për homazhe ishte kryeministri Putin. Nesër zhvillohet ceremonia mortore e Raisa Gorbaçov./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori