Sot Toni Bler ka vënë këmbën në tokën e Irlandës. I ftuar nga kryeministri i vendit, Bler ka mbajtur një fjalim historik në Parlamentin e ishullit. Qëkur Republika e Irlandës ka fituar pavarësinë nga Britania e Madhe në vitin 1922, është hera e parë që një kryeministër anglez del para parlamentarëve të Dublinit.

Dhoma e Lordëve të Mbretërisë së Madhe ka zhveshur ish diktatorin kilian Pinocet nga imuniteti që gëzonte si senator. Ky vendim i shumëpritur ka ngjallur një mori ndjenjash si tek mbështetësit ashtu dhe tek kundështarët e tij. Sot në Santiago të Kilit këta të fundit kanë dalë për të manifestuar./tvklan.al