Lajme nga bota: Ka qënë një i ri amerikan i cili ka vrarë në një Kishë pranë Dallasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tetë persona dhe më tej është vetëvrarë. Ai ka hyrë në Kishë kur ishin mbledhur rreth 100 besimtarë për tu lutur. Të gjithë ulërinin dhe donin të dilnin nga Kisha. Eshte ky rasti i tretë i këtij lloji në Amerikë.

Reagime në Xhakarta për futjen e trupave australiane në Timorin Lindor. Milicia dhe përkrahës të Presidentit Habibi kanë dalë rrugëve të Xhakartës duke kundërshtuar marrjen e komandës së forcës paqeruajtëese nga australianët.

Uragani Floid ka goditur Karolinen e Veriut ku jane shenuar dhe dy viktimat e para. Gjysëm milioni banorë janë larguar nga banesat e tyre. Uashingtoni ka mbyllur shkollat./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori