Lajme nga bota: Presidenti i Amerikës, Bill Klinton i shpjegoi Papa Gjon Palit të II, politikën e ndjekur prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak dhe Kubë gjatë një bisede që zgjati rreth 20 minuta. Kjo është hera e katërt që Papa u takua me Klintonin.

Kryqi i Kuq i Kolumbisë njoftoi se bilanci i të vdekurve prej tërmetit është mbi dy mijë vetë dhe paralajmëroi për përhapjen e epidemive si pasojë e dekompozimit të trupave. Sipas disa shkencëtarëve gjatë 100 vjetëve të ardhshme niveli i akullit në Antarktidë do të rritet 6 metra./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori