Në sektorin amerikan të KFOR-it në afërsi të Gjilanit gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur disa shpërthime, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur dy ushtarë amerikanë dhe katër të tjerë janë plagosur. Mbrëmë është rrezikuar të hidhet në erë Kisha Ortodokse e Prizrenit në sektorin gjerman të KFOR-it.

Ushtarët paqeruajtës kanë arritur të çminojnë rreth Kishës 30 mina të vendosura. Sot ka nisur në Kosovë trajnimi për krijimin e policisë multietnike e cila do jetë nën vartësinë e OKB-së. Janë përzgjedhur tre mijë policët e ardhshëm të Kosovës ku 83 % janë shqiptarë, 11% janë serbë dhe 6 % të etnive të tjera.

Dje janë ulur për bisedime gjenerali rus, hollandez dhe gjerman i KFOR-it me Agim Haskun. Edhe bisedimet e djeshme kanë dështuar duke bërë më të largët ndalimin e protestave në Rahovec. Administratori Kushner viziton sot Mosken për të biseduar me politikën e saj për shndërrimin e UÇK-së në një forcë politiko-ushtarake të Kosovës. Kryeministri Italian Dalema dje në Kosovë është shprehur dakord me zhvillimin e zgjedhjeve të reja në Kosovë në pranverën e ardhshme./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori