Forcat e UÇK-së do të bëjnë sot parakalimin e fundit në kryeqendrën kosovare me uniformat dhe statusin e UÇK-së. Do të jenë në këtë parakalim efektivat e 7 zonave të UÇK-së në të gjithë Kosovën të cilat do të nisen nga mensa e studentëve të Prishtinës dhe do të përfundojnë në selinë e Shtabit të UÇK-së. Uniforma e Kosova Korps e trupave të Kosovës do të jetë uniforma franceze.

Hashim Thaçi ka kritikuar administratorin e OKB-së në Kosovë, Bernard Kushner. Thaçi ka deklaruar se nuk kërkojnë dorëheqjen e Kushnerit por duam të kemi marrëdhënie mes të barabartëve. Kushneri nga Athina ka deklaruar se edhe pas shndërrimit të UÇK-së në Kosova Korps, pritet të jetë një periudhë kalimtare prej 2 muajsh në të cilën do të qartësohet përfundimisht pozicioni i Kosova Korps.

Mbrëmë është gjetur i vrarë në një taksi një pasagjer dhe taksisti ka mundur të shpëtojë. Në Gllajevë dje është gjetur një trup pa jetë në një pus ndërsa dy fëmijë afër Pejës janë plagosur nga shpërthimi i 2 minave. Në Prizren janë zbuluar dy varre masive. Të hënën pritet të vizitojë Kosovën futbollisti Ronaldo./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori