Partizani ka mundur Laçin në sfidën e parë të javës së 26-të të Kampionatit të Futbollit në stadiumin Selman Stërmasi. Nesër do të zhvillohen dhe shtatë sfida të tjera të javës. Flet trajneri i Vllaznisë Vasil Bici për Tv Klan.

Vasil Bici: Është ndeshja vendimtare, është ndeshja finale dhe fitorja në Kavajë padyshim na çon me 95 % për mos më thënë 100% na çon drejt titullit kampion.

E favorizuar mendohet të jetë Tirana që komandon me 51 pikë. Në Elbasan është derbi Elbasani-Shkumbini. Në takimet e tjera Lushnja pret Dinamon, Flamurtari do të luajë me Skënderbeun dhe Burreli do të luajë me Tomorrin e Beratit./tvklan.al