Vasil Bici nuk do të jetë më trajneri i Vllaznisë. Krejt papritur dje stafi drejtues i klubit e ka larguar Vasil Bicin dhe skuadra është stërvitur nga Artan Bushati. Vllazninë e ka lënë dhe ndihmësi i Bicit, Luan Vukatana. Motivet e largimit ende nuk dihen. Versioni i parë e i vetëm ka qënë se Bicit i ka mbaruar kontrata 1 vjeçare me klubin. Të shtunën Vllaznia do të luajë në Tiranë në finalen e kupës së Shqipërisë dhe trajner do jetë Artan Bushati./tvklan.al