Grumbullimi i skuadrës kombëtare për ndeshjen me Letoninë do të bëhet në Gjermani, në Hamburg, i organizuar nga kosovari me banim në Gjermani, Xhelil Musa. Ndërsa stafi shqiptar do të udhëtojë nesër për në Frankfurt, 19 janë emrat që Hafizi ka thirrur për këtë takim. Futbollisti elbasanas Ilir Qorri grumbullohet për herë të parë. Sot në mbrëmje fillon edhe grumbullimi i skuadrës Shpresa të 23 vjeçarëve, e cila do të udhëtojë për në Riga të Martën me datë 27 Prill.

Rreth ndeshjeve trajneri i Kombëtares Hafizi shprehet:

Astrit Hafizi: I vetmi problem për ndeshjen e 28 Prillit është duke pasur parasysh që është një datë të cilët futbollistët tanë nuk korespondojnë mirë me kampionatët e tyre që kanë. Sepse një shumicë e lojtarëve luajnë të premte, të shtunë dhe të dielë, bile dhe të hënën do thosha unë. Dhe i vetmi problem është me këto klube të cilët mundohen të justifikojnë për ndonjë ndeshje që kanë këto lojtarët dhe paraqitja e tyre me vonesë në ekipin kombëtar. Kur unë do thoja që në bazë të lajmërimit që janë bërë dhe në bazë që kjo ndeshje është e caktuar nga UEFA kjo datë, ato sipas rregullores do të paraqiten pesë ditë para. Kështu që data 23 Prill është paraqitja e gjithë lojtarëve në Hamburg. Me gjithë këto vështirësitë që kemi pas sidomos nga kampionati grek të cilët mundohen të justifikojnë lojtarët me ndeshjet e tyre që kanë në kampionat. Unë kam marrë konfirmimin nga lojtarët të cilët janë të gjithë të gatshëm për t’u paraqitur dhe mendoj që do të paraqiten të gjithë në kohën e caktuar. Unë mendoj që duke parë situatën vështirësitë vijnë sa rëndohen më tepër për ekipin tonë për të zhvilluar ndeshjen e Qershorit me 5 që kemi me Norvegjinë dhe me 9 që kemi me Slloveninë. Shpresojmë gjithmonë që këto ndeshje të zhvillohen në Tiranë, por duke pas parasysh situatën, unë them që duhet të dalim përpara dhe një anullimi të ndeshjes në Tiranë ashtu siç u anullu dhe ndeshja e Letonisë dhe e vetmja mundësi është që këto ndeshje ndoshta mund të zhvillohen jashtë fushës sonë./tvklan.al