Pas përfundimit të xhirimeve për filmin “Under a  Volcano”në Spanjë, William Levy ka vendosur të qëndrojë në Europë për të vijuar projektet e tij.

Aktori kubanez ka zbuluar se po merret me një film të ri. Nga postimi i tij, bëhet me dije se do të jetë pjesë e një produksioni të quajtur “Tradita”. Përmes postimeve në Instagram, Levy ka treguar stafin me të cilin do të bashkëpunojë në muajt në vijim dhe s’mungojnë emrat e mëdhenj.

Ylli latin u shfaq krah ikonës së kinematografisë italiane, Manuela Arcuri. “Po vjen Tradita!”, shkroi Levy në një tjetër foto.

Ai nuk ka zbuluar detaje të tjera për projektin e ri, por duket shumë i emocionuar për këtë pjesë të mbetur të 2024-ës.

Muajt e fundit, William Levy i ka kaluar  duke punuar në Europë. Pak kohë më parë  ai u shpërngul në Spanjë dhe pas përfundimit të xhirimeve, 43-vjeçari kaloi pushimet në Greqi me djalin e tij të madh, Christopher Alexander Levy./tvklan.al