Numri i personave që humbin jetën në Itali për shkak të koronavirusit është ende i lartë, megjithatë lajme pozitive vijnë sa i përket numrit të të shëruarve. Për të dytën ditën, atje u regjistrua një numër i lartë i atyre që e kaluan sëmundjen.

3 033 persona janë rikuperuar gjatë 24 orëve të fundit, një numër rekord ky duke u krahasuar me të djeshmin. Numri total i personave që janë shëruar ka shkuar mbi 57 000.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 464 persona, një rritje e lehtë krahasuar me një ditë më parë. Numri i përgjithshëm i viktimave në shtetin fqinj ka shkuar në 25 549 persona. Numri total i personave që janë infektuar ka shkuar mbi rreth 190 000.

Janë mbi 2.6 milionë njerëz të infektuar nga koronavirusi në të gjithë botën. Prej tyre janë shëruar 734 mijë dhe kanë humbur jetën 187 mijë të tjerë./tvklan.al