Përdorimi i insulinës sintetike e prodhuar në laborator ka rezultuar e suksesshme. Eksperimentet janë kryer mbi kavje që vuanin nga diabeti dhe qelizat e transplantuara kanë prodhuar një sasi insuline të mjaftueshme për të mbajtur nën kontroll glukozën në gjak pa ndihmën e ilaçeve. Këto janë qeliza të pankreasit të projektuara në laborator, të cilat aktivizohen nga prania e dritës dhe në këtë mënyrë prodhojnë një sasi të dyfishtë ose trefishtë në krahasim me atë që çlirohet nga qelizat natyrale.

Për fuqizimin e prodhimit të insulinës kërkuesit kanë përdorur teknikën e quajtur Optogenetica, që përdor dritën për të ndezur ose fikur me saktësi proteinat.

Objektivi i ardhshëm është që të arrihet rregullimi i aktivitetit të proteinës në mënyrë që qelizat të mund ta prodhojnë insulinën me shumicë vetëm atëherë kur niveli i glukozës në gjak është i lartë. Sipas autorëve të studimit, duhet arritur mënyra që prodhimi i insulinës të bëhet vetëm kur është i nevojshëm, pasi në kushte normale këtë funksion e kryejnë të ashtuquajturat ishujt e Langerhensit.

Studimi i kryer nga universiteti Tufts dhe është publikuar në revistën shkencore Asc Biologjia Sintetike.  

Klan Plus