8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit, spanjolli Marc Marquez merr miratimin e shumëpritur nga mjekët. Këtë fundjavë, piloti i Hondas zyrtare do të jetë në pistën e Portimaos, për të qenë në startin e garës së Çmimit të Madh të Portugalisë në Moto GP.

Vizita e fundit mjekësore evidentoi një gjendje klinike të mirë të pilotit pas ndërhyrjes së fundit kirurgjikale. Progresi i kryer dhe konsolidimi i kockës është optimal. Në këtë situatë, Marquez do të rikthehet të garojë”, – thuhet në deklaratën e Hondas.

Marquez u operua për të tretën herë brenda 6 muajsh në dhjetor të vitit të kaluar dhe nuk garon që prej korrikut 2020, teksa u rrëzua që në garën e parë dhe dëmtoi shpatullën. 9 muaj të vështirë, por tani ai mund të shijojë sërish kënaqësinë e pilotimit.

Marquez humbi dy garat e para në Losail të Katarit dhe nuk ka asnjë pikë, teksa kryeson Zarco me 40 pikë dhe ndjekin Quartararo dhe Vinales me nga 36 pikë. Gara e Portugalisë do të zhvillohet më 18 Prill.

Klan News