Edicioni i Lajmeve Tv Klan 02 Shkurt 2021, ora 15:30

Spiker: Anjola Hamzaj

Headline 2 shkurt 2021

RAMA: PROGRAMI I PD, PA SHTYLLE KURRIZORE. BASHA: 25 PRILLI ESHTE FUNDI POLITIK I RAMES

Projekt pa shtylle kurrizore dhe mishërim të karakterit të Lulzim Bashës e cilëson kryeministri Rama programin ekonomik të demokratëve. Reagon Basha qe shprehet i bindur se 25 prilli do jetë fundi i qeverisjes së Edi Ramës.

BRENDA SHKURTIT 40 MIJE VAKSINA, RAMA MERR DOZEN E DYTE TE PFIZER

Nisi sot faza e dytë e vaksinimit kundër kovid me vaksinat e siguruara nga Fajcer. Të parët që e morën atë ishin kryeministri Rama dhe drejtoresha e Infektivit Najada Çomo. Rama tha se brenda shkurtit vijne edhe 40 mije vaksina te tjera.

FUNDI I PANDEMISE NE BE BRENDA VERES SE KETIJ VITI? VON DER LEYEN: SYNOJME VAKSINIMIN E 70% TE POPULLSISE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lejen premton se deri në fund të verës së këtij viti do të vaksinohet 70% e popullsisë. Ky objektiv jep shpresë për fundin e shpejtë të pandemisë në vendet e Bashkimit Europian.

STANDARD & POOR’S  KLASIFIKON SHQIPERINE NE NIVELIN B+: BORXHI DHE EKONOMIA, TE QENDRUESHME

Agjencia “Standard end Purs” e klasifikon ekonominë dhe nivelin e borxhit të Shqipërisë në B+, pavarësisht recesionit. Për këtë vit projektohet rritje ekonomike në nivelin 4.5% dhe rikuperim i disa sektorëve të ekonomisë.

SKEMA E EKZEKUTIMIT, SI U VRA SHKELZEN KASTRATI 3 PERSONA MOREN PJESE ATENTATIN NDAJ TIJ

Zbardhet skema e vrasjes së 41-vjeçarit Shkëlzen Kastrati në Fier. Hetuesit flasin për një atentat mafioz ku dyshohet se morën pjesë 3 persona. Policia ka kryer disa shoqërime dhe pista kryesore e hetimeve mbetet hakmarrja.

TENSIONOHET FUSHATA ELEKTORALE NE KOSOVE. ALBIN KURTI SULMOHET ME VEZE NE SKENDERAJ

Tensionohet fushata elektorale në Kosovë. Pas Mitrovicës, kreu i Vetvendosjes Albin Kurti, nuk është mirëpritur as në Skënderaj, ku është sulmuar me vezë. Reagon Isa Mustafa qe thotë se Kosovës nuk i ka hije të mbajë zgjedhje e rrethuar me policë.