Titujt kryesore: 4 shtator 2019

PROKURORIA NIS HETIMET PER ISH – MINISTRIN NIKO PELESHI, DYSHOHET SE LEJOI FUTJEN E PESTICIDEVE TE RREZIKSHME

Prokuroria nis hetimet për ish – ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshin, pasi dyshohet se, ka urdhëruar zhbllokimin e një sasie të madhe të pesticideve të rrezikshme. Skandali i publikuar në “Tv Klan” u zbulua nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

SHPENZIME NE HOTELE LUKSOZE, NIS VERIFIKIMI PER MINISTREN GJONAJ DHE NENKRYETARIN E BASHKISE SE TIRANES

Nisin verifikimet nga prokuroria edhe për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn dhe nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikun, pas akuzave të opozitës se kanë shpenzuar para publike apo në konflikt interesi për të qendruar në hotele luksoze jashtë vendit.

PROKURORIA NUK I MERR SHENJAT E GISHTERINJVE AGIM KAJMAKUT: POSTIERI I NGATERROI ADRESEN. PD: RAMA PO E MBRON

Organi i akuzës pranon se nuk i ka marrë shenjat e gishtërinjve Agim Kajmakut, pasi postieri nuk i ka gjetur adresën. Partia Demokratike e quan justifikim qesharak dhe plan të kryeministrit për të mbrojtur kryebashkiakun e Vorës.

DREJTORI I DASH PER EUROPENQENDRORE E JUGORE, NE TIRANE PER ZGJIDHJEN E KRIZES. TAKIME ME RAMEN E BASHEN

Drejtori i ri për Evropën Qendrore dhe jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik zhvilloi takime me kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Basha. Në qendër të diskutimeve ka qenë kriza politike në vend.

PLANI I MAZHORANCES PER SHKODREN: BASHKIA DO TE DREJTOHET NGA NJE NENKRYETAR I RI

Zbulohet plani i mazhorancës për t’i dhënë zgjidhje ngërçit të krijuar në Bashkinë e Shkodrës pas refuzimit të Presidentit për të dekretuar një datë zgjedhjesh. Drejtimin do ta marrë një nënkryetar i ri, që do të emërohet nga Këshilli Bashkiak.

RAPORTI: 70 % E FEMIJEVE SHQIPTARE KANE PROVUAR DHUNEN, GJYSMA E TYRE JANE INDIFERENTE NDAJ SAJ

70 perqind e fëmijëve shqiptarë nga 8 deri ne 18 vjeç kanë provuar një formë të dhunës. Studimet tregojnë se afro gjysma e tyre janë indiferente ndaj rasteve të dhunës dhe një pjesë e madhe nuk i raportojne pasi nuk kanë besim te institucionet.