Lajme Tv Klan 05 Tetor 2019, ora 19:30

Lajme Tv Klan 05 Tetor 2019, ora 19:30

21:16 05/10/2019

Titujt kryesorë – 5 tetor 2019

KOSOVA NE HESHTJE ELEKTORALE. 1.9 MILION QYTETARE DO TU DREJTOHEN NESER KUTIVE TE VOTIMIT

Pas 10 ditësh fushatë sot në Kosovë është heshtje zgjedhore. Mbi 1.9 milion qytetarë me të drejtë vote do tu drejtohen nesër kutive të votimit në zgjedhje të parakohshme. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thonë se deri tani nuk ka probleme. 

BRAÇE MOHON AKUZAT PER PRESION NDAJ DREJTESISE.

PD: RAMA TE TREGOJE BANDAT QE U SHERBEN PROKURORI

Erion Braçe mohon akuzat për presion ndaj drejtesise dhe se në sallën e gjyqit për kreun e Kadastrës së Durrësit shkoi për tu njohur me çështjen. Por opozita thotë se ky është presion i hapur dhe se Rama duhet të arrestojë bandat dhe të zbardhë lidhjet e prokurorit Ndoji me to.

MASHTRIMI I 13-VJEÇARES, KRIMET E RENDA MARRIN NE DORE ÇESHTJEN QE ALARMOI KRYEQYTETIN

Mashtrimi i një 13-vjeçareje që ngriti dje pasdite në këmbë policinë e kryeqytetit është duke u hetuar nga Krimet e Rënda. Edhe pse e mitura pranon se bëhet fjalë për një sajesë janë marrë në pyetje ajo dhe familiarët e saj për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

RAPORTI: 1 NE 10 FEMIJE PRE E NGACMIMIT SEKSUAL ONLINE NE SHQIPERI.MB: DO MARRIM MASA

Një raport i UNICEF vëren se një në 10 fëmijë në vendin tonë ka rënë pre e ngacmimeve seksuale online. Në ministrinë e Brendshme thonë se e njohin problemin dhe se kanë ndërmarrë një plan për të identifikuar ngacmuesit në internet. 

HELMOHET PEMA E JETES QE MBOLLI PAPA FRANCESKU NE KOLUMBI NE 2017. IU HODH LENDE TOKSIKE

Mori emrin “Pema e jetës” ajo që Papa Francesku mbolli në Kolumbi gjatë vizitës së tij në 2017-ën, por persona të paidentifikuar e kanë helmuar atë me substanca toksike. Autoritetet po përpiqen ta rikthejnë pemën në jetë.

QERIMAJ MERR 3 MEDALJE TE ARTA NE KUPEN E MESDHEUT. PARAQITJE TE MIRA EDHE NGA PESHENGRITESIT E TJERE

Disa medalje dhe pikë të tjera olimpike, ishte rezultati i peshëngritësve shqiptarë në Kupën e Mesdheut. Më i miri ishte Erkand Qerimaj, i cili mori 3 medalje të arta.

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT