Lajme Tv Klan 06 Shtator 2019, ora 19:30

Lajme Tv Klan 06 Shtator 2019, ora 19:30

21:07 06/09/2019

Titujt kryesore: 6 shtator 2019

ZHURMA PER “SILICON MIX”, SHKRESA E PELESHIT NXJERR BLOF PROKURORINE. MBZHR:ASNJE EFEKT NEGATIV PER SHENDETIN

Një letër e ish – ministrit, Niko Peleshi, shuan zhurmën e krijuar për përdorimin e plehut kimik, Silikon Miks, në bujqësi dhe nxjerr blof Prokurorinë e Përgjithshme. Ministria e Bujqësisë sqaron se ky solucion nuk ka asnjë efekt negativ për shëndetin.

MAZHORANCA E OPOZITA I DREJTOJNE GISHTIN NJERA – TJETRES PER RAPORTIN E OSBE – ODIHR

Mazhoranca dhe opozita përplasen sërish për raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershorit. Ministri i Jashtëm në detyrë thotë se, vërejtjet janë pasojë e bojkotit, por Partia Demokratike deklaron se përgjegjësia për organizimin ishte e qeverisë. 

BURG PERJETE AUTORIT TE MASAKRES SE SELENICES, VRAU 8 TE AFERM  PER MOTIVE BANALE

Burg përjetë autorit të masakrës së Selenicës. Ridvan Zykaj vrau 1 vit më parë 8 të afërm të tij. Gjykata refuzoi të marrë në konsideratë pretendimet e vrasësit të shumëfishtë dhe vendosi izolimin e tij në një burg të sigurisë së lartë.

DETAJE TE REJA NGA PERPLASJA ME ARME NE PRISHTINE

Zbardhen detaje të reja mbi përplasjen me armë në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. Njëri nga të lënduarit është në gjendje kritike, ndërsa mësohet se një prej autorëve, u ndalua nga një polic jashtë detyre.

30 VIKTIMA NGA URAGANI PA ENERGJI NE JUGLINDJE TE SHTETEVE TE BASHKUARA

Arrin në 30 numri i viktimave të shkaktuara nga uragani “Dorian” që goditi Bahamasin. Erërat e tij të forta po sjellin shkatërrime edhe në bregun juglindor të Shteteve të Bashkuara, duke lënë pa energji elektrike 250 mijë familje.

FRANCA ME MUNGESA, POR SHQIPERIA NUK E KA TE LEHTE.REJA AKTIVIZON LOJTARET QE KANE LUAJTUR ME TEPER

Franca do të ketë mungesa të mëdha në ndeshjen me Shqipërinë, por mediat e huaja shkruajnë se kombëtarja jonë nuk do ta ketë të lehtë. Trajneri Reja do të hedhë në fushë lojtarët që janë aktivizuar më shumë me skuadrat e tyre.

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT