Lajme Tv Klan 08 Tetor 2019, ora 15:30

Lajme Tv Klan 08 Tetor 2019, ora 15:30

16:51 08/10/2019

Titujt kryesorë – 8 tetor 2019

NUK KA ENDE NEGOCIATA MES VETEVENDOSJES DHE LDK PER QEVERINE. DASH: EKZEKUTIVI I RI TE NISE DIALOGUN ME SERBINE

Nuk ka ende bisedime mes dy partive fituese te zgjedhjeve ne Kosove. Edhe pas fteses se Vetevendosjes, LDK thote se eshte ne pritje te rezultateve zyrtare. Departamenti Amerikan i Shtetit i kerkon qeverise se re te nise pa vonese dialogun me Serbine.

DEKLARATA SURPRIZE E BORRELL, REAGIME NE TIRANE E PRISHTINE: KOSOVA ESHTE REALITET

Deklarata surprize e kryediplomatit te ri europian, Josep Borrej, se Kosova nuk eshte shtet derisa nuk njihet nga Rusia, Kina dhe India, nuk eshte pritur mire ne Tirane e Prishtine. Politikanet ne te dy vendet thone se Kosova eshte realitet.

MEDIAT GREKE: SI U ZBULUA KOKAINAE NISUR NGA EKUADORI ME DESTINACION DURRESIN

Mediat greke zbulojne se kontenieri me droge i nisur nga Ekuadori me destinacion Durresin u kap pas nje telefonate anonime. Ndersa Apeli per Krimet e Renda konfirmon masen e arrestit me burg per njerin nga te arrestuarit.

BB: NGADALESOHET RRITJA EKONOMIKE E SHQIPERISE. NDIKIMI KRYESOR NGA ENERGJIA

Banka Boterore rishikon me ulje parashikimin e saj per rritjen ekonomike te Shqiperise. Shkak kryesor i ngadalesimit eshte ulja e prodhimit te energjise. Punesimi shenon rritje ne gjithe rajonin dhe gjysma e vendeve te punes u hapen ne Shqiperi.

PARLAMENTI FRANCEZ DEBATON PER AZILKERKUESIT. KRYEMINISTRI: PROBLEM SHQIPERIA E GJEORGJIA

Parlamenti francez debaton per azilkerkuesit qe vijne nga vendet e sigurta. Kryeministri Eduar Filip thote se problem mbeten Shqiperia dhe Gjeorgjia. Vetem ne 3-mujorin e pare te ketij viti ne France kerkuan azil 2 700 shqiptare.

MARASH KUMBULLA, TALENTI I RI I KOMBETARES: DUA TE NDJEK GJURMET E KAPITENIT CANA

Marash Kumbulla, talenti i ri i futbollit i grumbulluar ne kombetare nga trajneri Edi Reja, kerkon te ndjeke gjurmet e kapitenit Lorik Cana. Mbrojtjesi 19 –vjecar qe do te luaje kunder Turqise u kerkua pak kohe me pare nga kombetarja italiane.

Spiker: Anjola Hamzaj


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori