Lajme Tv Klan 09 Shtator 2019, ora 19:30

Lajme Tv Klan 09 Shtator 2019, ora 19:30

20:52 09/09/2019

Titujt kryesore: 09 shtator 2019

META: KISHA INFORMACIONE PARLAMENTI. REAGON PD: OPOZITA, ASNJE PLAN TE TILLE

Presidenti i Republikës tha para Komisionit Hetimor se e ç’dekretoi 30 qershorin, per shkak të një informacioni zyrtar se me 8 qershor, elementë të caktuar do shfrytëzonin protestën e opozitës për të djegur parlamentin. Reagon PD: Opozita nuk kishte asnjë plan të tillë.

RAMA, MESAZH TE FORTE DEPUTETEVE: DO TE HUMBASIM
NESE VAZHDOJME KESHTU

Kryeministri Rama lëshon nje mesazh te forte per deputetët. Ai u ka kërkuar t’u japin fund zullumeve me zyrat e shtetit dhe ka paralajmëruar se po vazhduan kështu Partia Socialiste do t’i humbasë zgjedhjet. Zgjidhja, sipas tij, është reformimi i partisë.

ASNJE GJURME NGA BIZNESMENI TURK QE U ZHDUK NE DET, ISHTE NISUR ME JAHT DREJT ITALISE

Ende asnje gjurme nga biznesmeni i njohur turk, jahti i te cilit u gjet pa asnjë person ne bord ne Adriatik, ne afërsi te brigjeve te Shëngjinit. Ai u zhduk gjate rruges nga porti i Tivatit ne Mal te Zi ne drejtim te Italisë.

KANDIDATE ME DENIME NE LISTAT E PARTIVE,KRYESON KOALICIONI AAK-PSD ME 13 PERFAQESUES

Kandidimi i personave të dënuar per vepra te ndryshme penale, nuk është problem vetëm në Shqipëri. Edhe në Kosovë jane zbuluar emra te shumte kandidatesh që kanë pasur probleme me drejtësinë. Listën e kryesor koalicioni AAK-PSD.

REJA NDRYSHON GJYSMENE SKUADRES PER NDESHJEN ME ISLANDEN, LE NE STOL EDHE KAPITENIN MAVRAJ

Pas humbjes se thelle ne France, trajneri Edi Reja ndryshon rrënjësisht skuadrën, duke lënë jashtë saj thuajse gjysmën e lojtarëve qe luajtën ne Paris. Ne stol do te jete edhe kapiteni i kombëtares, Mërgim Mavraj.

NGA SERIALET E NETFLIX TE PROGRAMET ME TE NDJEKUR, NJE BUQETE E LARMISHME NE SEZONIN E RI TE TV KLAN

Televizioni Klan ngre siparin e sezonit te ri me serialet me te suksesshëm botërorë te gjigantit “Netflix”, emisionet me te ndjekur dhe spektaklet me te bujshme qe kane mbajtur shikuesit prej vitesh te mbërthyer para ekranit.

Të ngjashme
UKT