Lajme Tv Klan 09 Tetor 2019, ora 15:30

Lajme Tv Klan 09 Tetor 2019, ora 15:30

16:59 09/10/2019

Titujt kryesorë – 9 tetor 2019

RAMA: PARLAMENTI TE SHPALLE NE KERKIM BANDEN “KAP ÇA T’KAPESH”. LIGJ SPECIAL KUNDER PROKUROREVE E GJYQTAREVE QE PO ABUZOJNE ME LIGJIN

Kryeministri Rama i kerkon parlamentit te reagoje me force kunder prokuroreve e gjyqtareve qe e dine se nuk e kalojne vetingun dhe po e shfrytezojne detyren per te shkelur ligjin. Ai i quajti ata si “kap ça te kapesh” dhe paralajmeroi nje ligj special kunder tyre.

NEGOCIATAT, ATHINA: NDARJA E SHQIPERISE NGA MAQEDONIA E VERIUT DO TE SILLTE DESTABILITET NE RAJON

Greqia deklaron se nje ndarje e mundshme e Shqiperise nga Maqedonia e Veriut ne proceisn e hapjes se negociatave, do te sillte destabilitet ne rajon. Athina zyrtare thekson se dy vendet i kane plotesuar kriteret qe i jane vene nga Komisioni Europian.

LIGJI I RI PER DHUNEN NDAJ GRAVE: KRIM I RENDE DHE IZOLIM BURRAVE TE DHUNSHEM

Denimet ndaj burrave qe dhunojne grate do te ashpersohen. Qeveria do te kete gati ne pak jave nje ligj qe e klasifikon kete fenomen si krim te rende dhe parashikon edhe izolimin e burrave te dhunshem.

LIDERET E VV DHE LDK TAKOHEN NESER. OSMANI: QEVERINE DO TA FORMOJE OPOZITA E DJESHME

Levizja Vetevendosje dhe Lidhja Demokratike nisin neser zyrtarisht negociatat per formimin e qeverise se re. Kandidatja e LDK per kryeministre, Vjosa Osmani siguron se qeveria do te formohet nga keto dy parti qe deri dje ishin ne opozite.

ENEA MIHAJ RREFEN PERSE ZGJODHI SHQIPERINE: DUA TE BEHEM KAPITEN I KOMBETARES KUQ E ZI

Enea Mihaj pritet te debutoje per here te pare me kombetaren shqiptare ne ndeshjen me Turqine. Mbrojtesi, qe luan per kampionet e PAOK –ut ne Greqi, thote se enderron te behet kapiten i kombetares.

Spiker: Anjola Hamzaj


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori