
Lajme Tv Klan 09 Tetor 2019, ora 19:30
Titujt kryesorë: 9 tetor 2019
RAMA: PARLAMENTI TE SHPALLE NE KERKIM BANDEN “KAP ÇA T’KAPESH”. LIGJ SPECIAL KUNDER PROKUROREVE E GJYQTAREVE QE PO ABUZOJNE ME LIGJIN
Kryeministri Rama i kerkon parlamentit te reagoje me force kunder prokuroreve e gjyqtareve qe e dine se nuk e kalojne vetingun dhe po e shfrytezojne detyren per te shkelur ligjin. Ai i quajti banda “kap ça te kapesh” dhe paralajmëroi nje ligj special kunder tyre.
NEGOCIATAT, ATHINA: NDARJA E SHQIPERISE NGA MAQEDONIA E VERIUT DO TE SILLTE DESTABILITET NE RAJON
Greqia deklaron se nje ndarje e mundshme e Shqiperise nga Maqedonia e Veriut ne procesin e hapjes se negociatave, do te sillte destabilitet ne rajon. Athina zyrtare thekson se dy vendet i kane plotesuar kriteret e vëna nga Komisioni Europian.
LIGJI I RI PER DHUNEN NDAJ GRAVE: KRIM I RENDE DHE IZOLIM BURRAVE TE DHUNSHEM
Denimet ndaj burrave qe dhunojne grate do te ashpersohen. Qeveria do te kete gati ne pak jave nje ligj qe e klasifikon kete fenomen si krim te rende dhe parashikon edhe izolimin e burrave te dhunshem.
KOKAINA E KAPUR NE DURRES 85% E PASTER, VLEN 10 MLN EURO. AUTORITETET GREKE: U NJOFTUAM NGA NJE SHERBIM I HUAJ DOGANOR
Autoritetet greke japin detaje të reja për 137 kilogramët kokainë të kapur në portin e Durrësit për të cilën thanë se u sinjalizuan nga një shërbim i huaj doganor. Droga ishte e një cilësie 85% të pastër dhe vlera i kalon 10 milionë euro.
LIDERET E VV DHE LDK TAKOHEN NESER. OSMANI: QEVERINE DO TA FORMOJE OPOZITA E DJESHME
Levizja Vetevendosje dhe Lidhja Demokratike nisin neser zyrtarisht negociatat per formimin e qeverise se re. Kandidatja e LDK per kryeministre, Vjosa Osmani siguron se qeveria do te formohet nga keto dy parti qe deri dje ishin ne opozite.
ENEA MIHAJ RREFEN PERSE ZGJODHI SHQIPERINE: DUA TE BEHEM KAPITEN I KOMBETARES KUQ E ZI
Enea Mihaj pritet te debutoje per here te pare me kombetaren shqiptare ne ndeshjen me Turqine. Mbrojtesi, qe luan per kampionet e PAOK –ut ne Greqi, thote se enderron te behet kapiten i kombetares.
