#lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 10 Gusht 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headline 10 gusht 2022

Baza detare e NATO-s në Porto Romano. Stoltenberg: Po shqyrtojmë propozimin e Shqipërisë

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se aleanca është duke e vlerësuar me seriozitet propozimin e Shqipërisë për ngritjen e një baze ushtarake detare në Porto Romano. Ai thotë se vlerësimi po bëhet nga ekspertët e Aleancës.

Rama takon Erdogan: Bashkëpunim për garantimin e energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë

Kryeministri Rama pritet në pallatin presidencial ne Ankara nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Rama e ciëlson takimin si vllazëror dhe zbulon se është folur per garantimin e energjisë elektrike dhe lendeve ushqimore bazë.

Sherr për drutë, bashkëfshatari vret 50-vjeçarin në Krujë. Autori shpallet në kërkim

Një konflikt banal për prerjen e druve ka përfunduar në vrasjen e një 55-vjeçari në Fushë-Krujë. Autori ka marrë një kallashnikov duke qëlluar bashkëfshatarin e tij i cili ndërroi jetë në spital. Policia shpall në kërkim autorin.

Tentuan trafikimin e 1 ton kanabis, burg për 3 skafistët në Vlorë. Në kërkim një tjetër

Gjykata e Vlorës la në “arrest me burg” 3 të arrestuarit që tentuan të trafikojnë 1 ton kanabis me një velierë. Vlera e drogës nëse hidhej në treg llogaritet në 10 milionë euro. Mbetet ende në kërkim njëri nga trafikantët.

6 mijë ton grurë ukrainas mbërrijnë në Shqipëri. Anija ankorohet në Durrës

Mbërriti sot në portin e Durrësit anija me 6 mijë tonë grurë nga Ukraina. Kjo është sasia e parë që vjen në Shqipëri që pas 24 shkurtit, ditë kur nisi agresioni rus. Eksportet e grurit ukrainas u çliruan pas marrëveshjes së Stambollit.

La Liga nis ekskluzivisht në “Digitalb”. Spektakël dhe emocione në kampionatin më të bukur

Nis këtë fundjavë kampionati spanjoll i i futbollit, La Liga i cili do të transmetohet ekskluzivisht ne “Digitalb”. Për të gjithë të tifozët e futbollit nuk do të mungojë spektakli dhe emocionet në një nga kampionatet më të bukur në Europë.