#lajme, #edicioniinformativ ora 22:55 data 10 Shkurt 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 10 Shkurt 2024
Vizita e Blinken në Tiranë, Rama: Gjithnjë në krah të SHBA për stabilitetin rajonal, në NATO dhe kundër terrorizmit
Kryeministri Rama reagon per vizitën e Entoni Bliken, duke thënë se ai do te gjeje ne Shqiperi një aleat te ngushte. Rama thote se Shqipëria qëndron gjithnjë ne krah te SHBA si faktor stabiliteti ne rajon, në NATO dhe në luftën kundër terrorizmit.
1 i vrarë dhe 1 i plagosur në një atentat në Laç. Shënjestra, pronari i një kompanie inertesh
Një person u vra dhe një tjetër u plagos në një sulm me armë ndaj një kompanie të inerteve në Kurbin mëngjesin e sotëm. Shënjestër ishte pronari i kompanisë, i cili mbeti i plagosur ndërsa humbi jetën një 70-vjeçar ekonomist në këtë kompani.
BSH: Çmimi i banesave u ndikua nga rritja e pagave, investimet e huaja dhe kreditimi
Një studim i Bankës së Shqipërisë vëren se çmimet e apartamenteve në 6 vitet e fundit janë ndikuar nga rritja e pagave dhe të ardhurave për frymë. Faktorë të tjerë që kanë ndikuar janë edhe investimet e huaja direkte si dhe kreditimi.
Plan për vrasjen e Albin Kurtit në Shkup? Kryeministri i Kosovës: Kërcënimet, nga Beogradi
Mediat në Kosovë raportojnë për një plan për vrasjen e kryeministrit Kurti gjatë qëndrimit të tij në Shkup. Por ministria e Brendshme e Maqedonise se Veriut e mohoi se kishte ndonjë plan. Vetë Kurti thotë se burim i kërcënimeve mbetet Beogradi.
Stoltenberg: Nato të përgatitet për luftën e 10-vjeçarit me Rusinë. Nevojiten armatime
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bën thirrje vendeve të Aleancës të përgatiten për luftën e dhjetëvjeçarit me Rusinë. Sipas tij, industria e armatimit duhet të përgatitet për kohëra lufte dhe të përshpejtojë ritmet e prodhimit.
/tvklan.al