Lajme Tv Klan 10 Shtator 2019, ora 19:30

Lajme Tv Klan 10 Shtator 2019, ora 19:30

22:07 10/09/2019

Titujt kryesorë: 20 shtator 2019

PROKURORIA KERKON DENIMIN ME 12 VJET BURG PER ISH–MINISTIRN E BRENDSHEM SAIMIR TAHIRI

Pas dy vjet hetimesh Prokuroria e Krimeve të Rënda jep pretencën për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, duke kërkuar 12 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohen në 8 vite. Tahiri hedh poshtë akuzat.

PD: KRYETARI I BASHKISE SE VAUT TE DEJES KA QENE I DENUAR DHE ME 3 EMRA. REAGON BABANI: SHPIFJE

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë verifikimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani, pasi dyshohet se ai ka patur probleme me drejtësinë në Itali dhe Maqedoninë e Veriut. Babani reagon duke i cilësuar akuzat si shpifje.

SHKARKIMI I PRESIDENTIT, DELEGACIONI I KOMISIONITTE VENECIAS TAKON TE GJITHA PALET NE TIRANE

Delegacioni i Komisionit të Venecias nisi sot takimet me përfaqësues të lartë të politikës, pas nismës së mazhorances për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta. Opozita e quan të turpshme ardhjen e tyre, ndërsa Meta e Ruçi shprehin mirënjohjen.

NGRIHET AGJENCIA E SHPRONESIMEVE PER INTERES PUBLIK. QEVERIA: VENDOSIM DREJTESI EDHE NE VLEREN E TRUALLIT

Qeveria  vendos të krijojë Agjencinë e Shpronësimeve për Interes Publik, pas problemeve dhe me pronarët e trojeve.  Kjo strukturë synonë të japë një zgjidhje të drejtë në vlerësimin e tokes por dhe në shkurtimin e procedurave të dëmshpërblimit.

VON DER LEYEN PREZANTON KABINETIN E EKZEKUTIVIT TE BE. NJE ISH-MINISTER I ORBAN NE KRYE TE ZGJERIMIT

Ursula fon der Lajen prezanton kabinetin e ri të Komisionit Europian. Hungarezi Laszlo Troshanji merr detyrën e Komisionerit të zgjerimit, ndërsa spanjolli Borrei zëvendëson Federika Mogherinin në krye të diplomacisë europiane.

SONTE PERBALLJA ME ISLANDEN NE “ELBASAN ARENA”, REJA HEQ TE PAKTEN 4 TITULLARE

Pas pak orësh kombëtarja do të zbresë në Elbasan përballë Islandës. Tekniku do të hedhë në fushë të paktën 4 titullarë të rinj, ndryshe nga formacioni me Francën.  Atmosferë e vakët para ndeshjes në Elbasan.

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT