Lajme Tv Klan 10 Tetor 2019, ora 15:30

Lajme Tv Klan 10 Tetor 2019, ora 15:30

17:38 10/10/2019

Titujt kryesorë – 10 tetor 2019

SHQIPERIA, SERBIA DHE MAQEDONIA E VERIUT BIEN DAKORD PER TE HEQUR PENGESAT PER LEVIZJEN E MALLRAVE DHE QYTETAREVE

Lideret e Shqiperise, Serbise dhe Maqedonise se Veriut rane dakord sot ne Novi Sad per te hequr pengesat per levizjen e lire te mallrave dhe qytetareve mes tre vendeve. Rama Vucic dhe Zaev ftuan edhe vendet e tjera te rajonit qe t’i bashkohen iniciatives se tyre.

ALBIN KURTI NE OPINION: DO TE RISHIKOJ MARREVESHJET ME SHQIPERINE. LDK PRANON LIDERIN E VV SI KRYEMINISTER

Lidhja Demokratike pranon se Albin Kurti do te jete kryeminister i qeverise mes saj dhe Levizjes Vetevendosje. Ndersa Kurti deklaroi ne emisionin Opinion se qeveria e tij dot e rishikoje te gjitha marreveshjet me Shqiperine.

FRANCA: TE SHTYHET PER NE 2020 HAPJA E NEGOCIATAVE. SHTYRJA, PJESE E PLANIT TE RI PER ZGJERIMIN E BE

Franca shtyn hapjen e negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut per ne vitin 2020.

Shtyrja eshte pjese e propozimit te Parisit per ndryshimin e planit te zgjerimit te Bashkimit Europian.

1 I VRARE DHE 1 I PLAGOSUR NE KAVAJE, U PERPLASEN ME ARME NE SHTEPINE E NJE GRUAJE

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Kavajes kur shefi i sigurise se burgut te Durresit vrau nje person me precedentë penalë, i cili e kishte plagosur me pare me kallashnikov. Ngjarja ndodhi ne shtepine e nje gruaje, me te cilen viktima kishte pasur lidhje jashte –martesore.

JEPET ÇMIMI NOBEL NE LETERSI. FITOJNE POLAKJA TOKARCZUK DHE AUSTRIAKU HANDKE

Cmimi nobel ne Letersi eshte ndare per dy shkrimtare. Akademia vleresoi vepren e shkrimtarit austriak Peter Handke dhe te polakes Olga Tokarczuk, e cila nje vit me pare fitoi edhe cmimin “Man Booker International”.

TURQIA I TREMBET SULMIT TE SHQIPERISE. FUTBOLLISTET SHQIPTARE KANE INTUITE PARA PORTES

Kombetarja shqiptare e futbollit mberrin ne Turqi per ndeshjen e radhes per eliminatoret e kampionatit Europian. Kundershtaret i tremben sulmit te shqiptareve, pasi vleresojne se lojetaret tane kane intuite para portes.

Spiker: Anjola Hamzaj

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori