Lajme Tv Klan 10 Tetor 2019, ora 19:30

Posta

Lajme Tv Klan 10 Tetor 2019, ora 19:30

21:13 10/10/2019

Titujt kryesorë: 10 tetor 2019

SHQIPERIA, SERBIA DHE MAQEDONIAE VERIUT BIEN DAKORD PER TE HEQUR PENGESAT PER LEVIZJEN E MALLRAVE DHE QYTETAREVE

Liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë se Veriut rane dakord sot ne Novi Sad per te hequr pengesat per levizjen e lire te mallrave dhe qytetareve mes tre vendeve. Rama, Vuçiç dhe Zaev ftuan edhe vendet e tjera te rajonit qe t’i bashkohen iniciativës se tyre.

RAMA E KURTI FLASIN NE KLAN PER MARREDHENIET MES TYRE. LIDERI I VV: DO TE RISHIKOJ MARREVESHJET

Lidhja Demokratike pranon se Albin Kurti do te jete kryeministër i qeverise mes saj dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ndersa Kurti deklaroi ne emisionin Opinion se qeveria e tij dot e rishikoje te gjitha marrëveshjet me Shqipërinë.

FRANCA: TE SHTYHET PER NE 2020 HAPJA E NEGOCIATAVE. HAHN: VENDIMI NDIKOHET NGA ÇESHTJE TE BRENDSHME

Franca shtyn hapjen e negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut per ne vitin 2020. Shtyrja eshte pjese e propozimit te Parisit per ndryshimin e planit te zgjerimit te Bashkimit Europian.

1 I VRARE DHE 1 I PLAGOSUR NE KAVAJE, U PERPLASEN ME ARME NE SHTEPINE E NJE GRUAJE

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Kavajes kur shefi i sigurise se burgut te Durresit vrau nje person me precedentë penalë, i cili e kishte plagosur me pare me kallashnikov. Ngjarja ndodhi ne shtepine e nje gruaje, me te cilen viktima kishte pasur lidhje jashte –martesore.

REAGIME NE TIRANE E PRISHTINE PER ÇMIMIN NOBEL NE LETERSI: HANDKE MOHOI GENOCIDIN SERB

Tirana dhe prishtiona reagojnë ashpër kundër vendimit të akademisë suedeze për ti dhënë cmimin Nobel në letërsi austriakut Peter Handke duke e quajtur një akt të turpshëm për shkak se shkrimtari ka mohuar genocidein serb në Kosovë dhe ka qenw mbwshtetws i Milloshevicit.


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi