Lajme, #edicioniinformativ ora 22:55, 10 Tetor 2026 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines

Senatorët amerikanë takojnë krerët e SPAK dhe BKH. Shoqërohen nga ambasadori Wendt
Për më shumë se një orë, dy senatorët amerikanë, Xhin Shahin dhe Dik Dërbin, që ndodhen në vendin tonë, takuan sot kreun e SPAK-ut, Klodian Braho, dhe drejtuesin e BKH-së, Joni Keta.
Senatorët amerikanë shoqëroheshin edhe nga ambasadori Wendt.

Berisha: Betejë me çdo mjet kundër “territoriales”. Në pushtet do të rikthej hartën me 100 bashki
Sali Berisha thotë se opozita do të bëjë një betejë me të gjitha mjetet për të rrëzuar hartën e re territoriale të miratuar nga Kuvendi. Berisha premtoi se, me ardhjen e PD-së në pushtet, do të realizohet projekti i ndarjes së vendit me 100 bashki.

Rama: 39 shkolla të reja nga veriu në jug. Do të financohen nga buxheti i shtetit
Kryeministri Rama njoftoi financimin për 39 shkolla të reja nga veriu në jug të vendit. Kreu i qeverisë deklaron se ato do të financohen nga buxheti i shtetit, për ta çuar në 450 numrin e shkollave dhe terreneve sportive të rindërtuara në 10 vjet.

Nivele rekord të tërheqjes së euros nga BSH. Në 6 muaj u blenë mbi 663 milionë, 3 herë më shumë se vjet
Banka e Shqipërisë ka shtuar ndjeshëm blerjet e valutës në një përpjekje për të frenuar forcimin e lekut. Në 6 muajt e parë të këtij viti, Banka Qendrore tërhoqi mbi 663 milionë euro, që llogariten më shumë se trefishi i nivelit të një viti më parë.

Tema e diplomës, produkt që blihet me 400 euro online. Pedagogët: Problem
Po njeh rritje fenomeni i marrjes së gatshme në rrjetet sociale të temave të diplomave të shkollave të larta, kundrejt pagesave që shkojnë deri në 400 euro. Pedagogët shprehen se duhen vendosur filtra më të fortë kontrolli nga universitetet.

Doli kundër paktit për naftën, Trump sulmon Zelenskyn: Ukrainës i duhet një president i ri
Presidenti amerikan sulmon liderin ukrainas, Zelenskyn, pas daljes kundër marrëveshjes për naftën që shefi i Shtëpisë së Bardhë arriti me Putinin. Trump deklaron se Ukrainës i duhet një president i ri, i aftë të arrijë marrëveshje për fundin e luftës.

Shqipëri–Finlandë, interesim i lartë nga tifozët. Në 2 ditë u shitën 10 mijë bileta
Vetëm dy ditë nga hapja e aplikimeve për ndeshjen Shqipëri–Finlandë janë shitur 10 mijë bileta. Stadiumi “Air Albania” duket se do të shkojë drejt “sold out”-it për duelin e 12 nëntorit. Sfida do të vijë drejtpërdrejt edhe në ekranin e TV Klan.

/tvklan.al