#lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 11 Dhjetor 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 11 Dhjetor 2023

Rregullorja e re dhe marrëveshja me Italinë për emigrantët kalojnë të enjten në Parlament.

Mazhoranca do të votojë të enjten ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, pavaresisht kundershtive të forta të opozitës. Socialistet do të votojnë në të njëjtën seancë edhe protokollin e marrëveshjes për emigrantët me Italinë. 

Gjykata le në burg 8 nga të arrestuarit për inceneratorin e Tiranës. Berisha: Padi prokurorëve.

Gjykata e Posaçme la në burg 8 nga personat e vënë nën akuzë per inceneratorin e Tiranes ndërsa 5 u dërguan në arrest shtëpie. Sali Berisha akuzon prokurorët e SPAK se bënë një krim monstruoz me këtë dosje dhe paralajmeron padi ndaj tyre.

Grabitën një karburant në Tiranë, pranga dy të rinjve. Dalin pamjet e kamerave të sigurisë.

Pranga dy të rinjve që grabitën me dhunë një karburant në zonën e Selitës, në Tiranë. Ata arritën të marrin xhiron ditore, pasi dhunuan punonjësin, por u zbuluan nga policia përmes kamerave të sigurisë që filmuan ngjarjen.

Leku, i fortë për një kohë të gjatë. Ekspertët: Nuk duhen neglizhuar lekët.

Ekspertet parashikojne se leku do te vijoje te mbetet i forte ndaj Euros dhe valutave te tjera, por ata u bejne thirrje institucioneve që të ndërhyjnë dhe të mos neglizhojnë efektet negative që sjell shtrenjtimi i monedhes vendase.

AMA i heq licensën platformës TIBO për transmetime pirate të ndeshjeve të ‘’Serie A’’.

Autoriteti i Mediave Audivizive i heq licensën plaftormes TIBO për shkak të transmetimeve pirate të përsëritura të ndeshjeve të kampionatit italian te futbollit. Vendimi u mor unanimisht nga të shtatë anëtarët.

Përejashtohet përjetë nga stadiumi 14 tifozë për dhunë në ndeshjen Tirana-Partizani.

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’u ndaloje hyrjen perjete ne stadium 14 tifozeve qe u perfshine ne akte dhune ne derbin Tirana – Partizani. Vendimi erdhi pas dokumentimit te veprimeve te tyre nepermjet kamerave te sigurise.

/tvklan.al