#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 11 Shkurt 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 11 Shkurt 2024

PS, 5 orë Asamble Kombëtare. Akuzat e Ahmetajt, Rama: Broçkulla, drejtësia të bëjë punen.

Afro 5 orë zgjati Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku u analizua puna e çdo dege të saj. Kryeministri Rama i konsideron broçkulla akuzat e Ahmetajt ndersa thote se të gjithë ata që kanë punë me drejtësinë ndihen viktima të forcave të errëta.

Zjarr gjatë natës në Urgjencën e QSUT. Pacientët evakuohen në dhoma të sigurta.

Një zjarr ra në orët e para të mëngjesit të sotëm në katin “minus 1” të urgjencës së QSUT-së. Për shkak të tymit të krijuar pacientët janë evakuuar dhe drejtuesit thonë se nuk pasur probleme. Dyshohet se shkak u bë shkrirja e disa baterive.

Detaje nga atentati ndaj Ardjan Gjeloshit. Autorët, 4 persona të veshur si policë.

Dalin detaje të reja nga atentati i një dite më parë në Laç ndaj një biznesmeni të përpunimit të inerteve ku humbi jetën ekonomisti i kompanisë. Burime nga grupi i hetuesve thanë se autorët ishin 4 persona të veshur me uniforma si të policisë.

Kamerat, teknologjia që po kontrollon shoqërinë. Sociologët: Jemi gjithnjë e më të monitoruar.

Një fenomen që po njeh rritje është përdorimi i kamerave të sigurisë në biznese apo banesa, por që në disa raste ka cenuar të drejtat e njeriut. Sociologët thonë se teknologjia po kontrollon shoqërinë duke na vënë të gjithëve nën monitorim.

Avokatët në Kosovë, kritika Kurtit për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së: Nuk po bën mjaftueshëm.

Avokatët në Kosovë vlerësojnë se qeveria “Kurti” nuk po bën mjaftueshëm për të siguruar mbrojtjen e duhur ligjore të ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Ata thonë se atyre duhet t’u sigurohet mundësia financiare që të mbrohen ashtu siç dëshirojnë. 

Trump: Rusia të sulmojë vendet e NATO-s që nuk paguajnë. Shtëpia e Bardh[: Deklaratë e tmerrshme.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump tërheq vëmendjen me një deklaratë se inkurajonte Rusinë të sulmonte vendet anëtare të NATO-s që nuk paguanin detyrimet për Aleancën. Reagon Shtëpia e Bardhë që i quajti komentet, të tmerrshme./tvklan.al