Lajme Tv Klan 11 Shtator 2019, ora 15:30

Posta

Lajme Tv Klan 11 Shtator 2019, ora 15:30

16:58 11/09/2019

Titujt kryesorë – 11 shtator 2019

SHKARKIMI I PRESIDENTIT META, FLASIN EKSPERTET E KOMISIONIT TE VENECIAS: E KEMI KRIJUAR NJE IDE

Ekspertet e Komisionit te Venecias permbyllin takimet ne Shqiperi. Komisioni do ta jape opinionin per shkarkimin e presidentit me 11 tetor, ndersa ekspertet thone se e kane krijuar nje ide nese presidenti e ka shkelur ose jo kushtetuten.

OPOZITA PARLAMENTARE, E PERÇARE PER REFORMEN ZGJEDHORE. HAJDARI: S’KA KUSHTE. GJONI: KUSHT, SISTEMI

Reforma zgjedhore percan opoziten parlamentare. Pas qendrimit te mazhorances per te mos e ndryshuar sistemin, Rudina Hajdari thote se sistemi nuk eshte kusht, ndersa Ralf Gjoni kembengul ne te kunderten, duke kushtezuar voten.

PROKURORIA KERKON DENIMIN ME 7 VJET BURG PER TRE GJYQTARET DURRSAKE TE “CHAMPIONS”

Prokuroria kerkon denimin me 7 vjet burg per 3 gjyqtare te Apelit te Durresit. Ata akuzohen se udhetuan per te pare nje ndeshje te Champions Liges me shpenzimet e nje biznesmeni qe ishte pale ne nje ceshtje qe po shqyrtohej prej tyre.

UKT: UJI I AUTOBOTEVE NUK ESHTE I PIJSHEM, TREGTOHET VETEM PER PERDORIM HIGJENO-SANITAR

Ndermarrja e Ujesjelles – Kanalizimeve ne Tirane u ben thirrje qytetareve te mos e blejne ujin qe u shitet nga autobotet. UKT sqaron se uji i tyre eshte i pasigurt per t’u konsumuar dhe tregtohet vetem per perdorim higjeno –sanitar.

FITORJA ME ISLANDEN, SHPRESE PER KUALIFIKIMINE KOMBETARES, LOJETARET: DUHET TE MUNDIM TURQINE

Fitorja me Islanden ne “Elbasan Arena” rrit shpresat e kombetares per t’u kualifikuar ne Kampionatin Europian. Lojetaret synojne nje fitore ndaj Turqise ne ndeshjen e radhes, ne menyre qe te arrijne vendin e dyte ne grup.


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT