Lajme Tv Klan 11 Shtator 2019, ora 19:30

Lajme Tv Klan 11 Shtator 2019, ora 19:30

22:32 11/09/2019

Titujt kryesore: 11 shtator 2019

META: DO NXJERR DOKUMENTIN PER DJEGIEN E KUVENDIT. JAM PRESIDENT DERI NE 2022. DEKOROJ RAMEN NESE HAPEN NEGOCIATAT SHKARKIMI I PRESIDENTIT META, FLASIN EKSPERTET E KOMISIONIT TE VENECIAS: E KEMI KRIJUAR NJE IDE

Ekspertet e Komisionit te Venecias përmbyllin takimet ne Shqiperi. Komisioni do ta jape opinionin per shkarkimin e presidentit me 11 tetor, ndersa ekspertet thone se e kane krijuar nje ide nëse presidenti e ka shkelur ose jo Kushtetutën.

OPOZITA PARLAMENTARE, E PERÇARE PER REFORMEN ZGJEDHORE. HAJDARI: S’KA KUSHTE. GJONI: KUSHT, SISTEMI

Reforma zgjedhore përçan opozitën parlamentare. Pas qendrimit te mazhorances per te mos e ndryshuar sistemin, Rudina Hajdari thotë se sistemi nuk eshte kusht, ndërsa Ralf Gjoni këmbëngul ne te kundërtën, duke kushtëzuar voten.

PROKURORIA KERKON DENIMIN ME 7 VJET BURG PER TRE GJYQTARET DURRSAKE TE “EL CLASICO”

Prokuroria kërkon dënimin me 7 vjet burg për 3 gjyqtare te Apelit te Durrësit. Ata akuzohen se udhëtuan në Spanjë per te pare ndeshjen Real-Barcelona me shpenzimet e një biznesmeni qe ishte pale ne një çështje qe po shqyrtohej prej tyre.

UKT: UJI I AUTOBOTEVE NUK ESHTE I PIJSHEM, TREGTOHET VETEM PER PERDORIM HIGJENO-SANITAR

Ndërmarrja e Ujësjellës – Kanalizimeve ne Tirane u bën thirrje qytetareve te mos e blejnë ujin qe u shitet nga autobotet. UKT sqaron se uji i tyre është i pasigurt per t’u konsumuar dhe tregtohet vetëm per përdorim higjeno –sanitar.

FITORJA ME ISLANDEN, SHPRESE PER KUALIFIKIMIN E KOMBETARES, LOJTARET: DUHET TE MUNDIM TURQINE

Fitorja me Islandën ne “Elbasan Arena” rrit shpresat e kombëtares per t’u kualifikuar ne Kampionatin Europian. Lojtarët synojnë nje fitore ndaj Turqise ne ndeshjen e radhës, ne mënyrë qe te arrijnë vendin e dyte ne grup.

Të ngjashme