#lajme, #edicioniinformativ ora 23:35 data 12 Dhjetor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 12 Dhjetor 2023
SPAK, kërkesë Kuvendit për t’i hequr imunitetin Berishës. Lideri demokrat: Do të respektoj vendimin.
SPAK i kërkon kuvendit t’i heqë imunitetin e deputetit ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ka vendosur t’i ndryshojë masën e sigurisë në “arrest me burg” ose “arrest shtëpie”. Berisha thotë se do të respektojë çdo vendim të parlamentit.
Ilir Beqaj, mbi 9 orë në SPAK. Merret ne pyetje nga BKH si përson nën hetim për sterilizimin.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u pyet për mbi 9 orë në SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Këtë herë, ai dëshmoi para agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit si person nën hetim për çështjen.
BE kritikon qëndrimin e Greqisë për Belerin: Të mos krijohen krisje të panevojshme.
Bashkimi Europian kritikon qëndrimin e Greqisë në lidhje me integrimin e Shqipërisë për shkak të çështjes “Beleri”. Zëdhënësi Peter Stano tha se ligji duhet të respektohet dhe çështjet bilaterale nuk duhet të pengojnë anëtarësimin.
Rama: Së shpejti 3 drone “Bajraktar” për FA. Do përdoren për misione ushtarake, policore e civile
Forcat e Armatosura do të kenë së shpejti në përdorim 3 dronë ushtarakë “Bajraktar” që do të vijnë nga Turqia. Kryeministri Edi Rama thotë se ata do të përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.
Europol po zbërthen dy aplikacione të tjera të koduara. Balla: Përjashtim policëve që i kanë përdorur.
Forcat e Armatosura do të kenë së shpejti në përdorim 3 dronë ushtarakë “Bajraktar” që do të vijnë nga Turqia. Kryeministri Edi Rama thotë se ata do të përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.
Sylvinho, kandidat për trajnerin e vitit. Në garë me Scaloni dhe Deschamps.
Silvinjo renditet mes 20 kandidatëve për çmimin “Trajneri i vitit” që jepet nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll. Në këtë garë janë emra të njohur si trajneri i Argjentinës, Skaloni dhe ai i Francës, Deshamp.
/tvklan.al