#lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 12 Gusht 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headline 12 Gusht 2022

Tragjedia në Mal të Zi. Një 34-vjeçar vret me armë zjarri 11 persona. Ekzekutohet nga policia

Mali i Zi është tronditur pasditen e sotme nga një tragjedi e vërtetë, teksa një 34-vjeçar ka vrarë me armë zjarri 11 persona, ndërsa plagosi edhe 6 të tjerë, para se të ekzekutohej edhe vet nga policia. Ngjarja ndodhi pas një konflikti me qiraxhinjtë

Shqipëria dorëzon në KIE notën verbale kundër raportit të Dick Marty. Kërkon rrëzimin e akuzave për trafik të organeve

Shqipëria dorëzon në Këshillin e Europës notën verbale kundër raportit të Dick Martyt. Tirana zyrtare kërkon rishikimin e raportit dhe hedhjen poshtë të akuzave për trafikim të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë

Berisha: Në zgjedhjet lokale, me logon e PD. Kandidatët do zgjidhen përmes sistemit të primarëve

Kryedemokrati Sali Berisha, thotë se në zgjedhjet e ardhshme vendore Partia Demokratike do të kandidojë me siglën e vet ndërsa kandidatët për kryetar bashkie do zgjidhen përmes primareve. Nuk perjashton koalicionin me Ilir Meten

 “S’ka grup kriminal”, SPAK shpall moskopetencë për “Alba Exotic Fruit”. Çësthja i kalon Durrësit

5 ngarkesat me kokainë të kapura në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit” do të hetohen nga prokuroria e Durrësit. SPAK ka shpallur moskompetencën për këtë çështje, pasi nuk ka arritur të vërtetojë ekzistencën e një grupi criminal

Shërbimet online rikthehen në normalitet të plotë. E-Albania aksesohet dhe për veprimet konsullore

Pas 4 javësh nga sulmi kibernetik të gjitha shërbimet publike që ofrohen përmes platformës e-albania janë kthyer në funksion normal. Përjashtim bën vetëm shërbimi për njëhesimin e diplomave të lëshuara nga institucionet e huaja

SHBA shpall non grata zv/Presidentin e Paraguajt. DASH: Është përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm

Sekretari i Shtetit, Entoni Blinken shpall non grata zv/presidentin e Paraguajt dhe një bashkëpunëtorin e tij. Hugo Velazkuez dhe Juan Duarte janë sanksionuar nga DASH për përfshirje në korrupsion të konsiderueshëm dhe ndërhyrje në proceset publike.